Në vitin 2021, Elon Musk deklaroi për ndjekësit e platformës X, i cili atëherë njihej si Twitter “do të preferoja të qëndroja larg politikës”. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Musk tani është pronari i gjigantit të mediave sociale, të quajtur X, që është kthyer në platformën personale për tu shprehur.
Ai ka rikthyer figura të ekstremit të djathtë, të cilët ishin përjashtuar nga pronarët e mëparshëm. Musk ka shpenzuar një çerek miliardë dollar për të ndihmuar në rizgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara dhe qëndroi disa hapa larg tij gjatë ceremonisë së betimit.
Tani, pasi kjo detyrë u përfundua, njeriu më i pasur në botë duket se ka një synim të ri: të trazojë Evropën, qeveri pas qeverie, shkruan cnn.
Musk e ka vendosur veten si një figurë vendimtare në valën populiste që po sfidon liderët qendrorë të Evropës. “Nga MAGA në MEGA: Ta Bëjmë Evropën Sërish të Madhe!”, shkroi ai të shtunën, duke shijuar shqetësimin që po sjell në kontinent, transmeton Telegrafi.
Disa liderë të Bashkimit Evropian e kanë akuzuar atë për ndërhyrje në punët e tyre dhe për promovimin e figurave të rrezikshme. Musk ka zhvilluar një fushatë të ashpër dhe personale kundër qeverisë së Britanisë së Madhe, ka mbështetur lirimin nga burgu të një aktivisti të ekstremit të djathtë dhe ka përkrahur një parti të ekstremit të djathtë në Gjermani, e cila mbron një platformë nacionaliste dhe është përfshirë në skandale për shkak të pikëpamjeve të disa anëtarëve të saj mbi periudhën naziste.
Në të njëjtën kohë, një valë dezinformimi në platformën e Musk – shumë prej saj e ndikuar nga zemërimi për nivelet e larta të migracionit – ka shqetësuar qeveritë evropiane. Disa në Britani të Madhe e fajësojnë atë për shkaktimin e një vale trazirash të ekstremit të djathtë verën e kaluar.
“Jam i habitur nga mungesa e tij e frenimit për të menduar se mund të ndërhyjë në disa vende ku çështjet janë komplekse”, tha Eric Nelson, diplomat që shërbeu si ambasador i Trump në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë mandatit të parë dhe shtoi “të pretendojë se di më mirë. Kjo është një arrogancë e jashtëzakonshme”.
Por, ndikimi i X-it, pasuria e jashtëzakonshme e Muskut dhe roli i tij si këshilltar i Trumpit për efikasitet e bëjnë atë një problem të vështirë për t’u trajtuar. Figurave politike në Evropë u shtrohen dy pyetje: Pse i intereson Muskut për ne dhe çfarë mund të bëjmë për këtë?
Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk është e lehtë për t’u përgjigjur. “Evropianët janë të bllokuar”, tha Bill Echikson, studiues i lartë në politikën teknologjike në qendrën CEPA dhe ish-drejtor i komunikimit për Google në Evropë.
Liderët në kontinent “me siguri janë të shqetësuar,” shtoi ai. “Ata sigurisht fajësojnë dezinformimin dhe botët automatike për problemet në zgjedhjet evropiane dhe për rritjen e ekstremistëve.
“(Por) ata nuk kanë asnjë plan. Ata ende nuk dinë si të reagojnë”, tha Echikson.
‘Një përpjekje për ta “anuluar” atë’
Politikat e Elon Muskut kanë evoluar me një shpejtësi marramendëse që nga marrja armiqësore e Twitterit në vitin 2022 nga magnati i SpaceX dhe Tesla.
“Që Twitter të meritojë besimin e publikut, duhet të jetë politikisht neutral”, këmbënguli ai atëherë. Ai e përshkroi politikën si një “gjenerator trishtimi” dhe shkroi se “politika është luftë dhe e vërteta është viktima e parë”.
Sot, Musk është në vijën e parë të betejës. Pronari i platformës ka nivele ndikimi destabilizues në botë që pak figura të paemëruara nga votuesit i kanë pasur ndonjëherë, pa u përballur me shqyrtimin e elektoratit. Ai përshëndet dhe shpërndan pikëpamjet e figurave radikale dhe ka mbështetur populistë fort anti-establishment nëpër Evropë. Nuk është ende e qartë se sa ndikim do të ketë ai në politikën e jashtme të Trump – dhe pikërisht për këtë arsye, për momentin, qeveritë evropiane janë të pasigurta se si të trajtojnë ndërhyrjet e tij.
Por, komentet e tij përputhen me një ton më të gjerë, ndërhyrës ndaj Evropës që vjen nga administrata e re dhe mund ta vendosin Muskun në një rol ndërmjetësi. Trump dhe Musk kanë krijuar tashmë lidhje të ngushta me figura të cilat të paktën pjesërisht ndajnë politika të ngjashme, si kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, politikane e ashpër ndaj emigracionit, e cila mori pjesë në inaugurim duke thyer traditën.
Disa nga ata që më parë kanë avancuar interesat e Trumpit në Evropë tani e shohin Muskun si një version të pakufizuar dhe akoma më të ashpër të presidentit; një agjitator, stili dhe ambicia e të cilit kanë filluar të pasqyrojnë ato të Trumpit. Ashtu si Trump, sondazhet sugjerojnë se Musk është jopopullor në të gjithë Evropën.
“Është interesante të shohësh ngjashmëritë mes tij dhe Trumpit; aftësinë e tyre për të përpjekur të drejtojnë opinionin publik, veçanërisht, për fat të keq, duke shpërndarë dezinformacione. Krijojnë shumë kaos, janë tronditës”, tha Nelson.
Ky kaos u përkeqësua pas një gjesti të Musk me krahun e tij të djathtë në një skenë gjatë një mitingu pas inaugurimit, i cili për disa në Evropë ngjante në mënyrë të sikletshme me përshëndetjen naziste ose romake të përdorur nga liderët fashistë në Gjermani dhe Itali. Musk e paraqiti këtë reagim si një keqinterpretim, duke shkruar në X se “sulmi ‘gjithkush është Hitler’ është kaq i lodhshëm”.
Mediat italiane dhe gjermane i kushtuan shumë vëmendje reagimeve negative, me gazetën italiane Corriere Della Sera që e quajti këtë një “përshëndetje RoMusk”, ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz – një objektiv i shpeshtë i kritikave të Musk – deklaroi në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër “çdokush është i lirë të shprehë mendimin e tij në Gjermani dhe Evropë, përfshirë miliarderët… por nuk pranojmë mbështetjen për pozicione të ekstremit të djathtë”. Musk iu përgjigj në platformën X, “turp për ty, Oaf Schitz!”
Ka mosmarrëveshje rreth arsyes së saktë pse Musk po përqendrohet te Evropa.
Kjo mund të jetë personale. “Kur Elon mori drejtimin e Twitter, pati një përpjekje të qëllimshme për të turpëruar kompanitë që reklamonin në platformën e tij, për ta izoluar dhe për ta anuluar”, tha Trevor Traina, ish-ambasadori i Trumpit në Austri, ku një parti e ekstremit të djathtë është pranë pushtetit.
“Kështu që Elon ka provuar të njëjtën pilulë të hidhur që Donald Trump dhe të tjerë kanë qenë të detyruar ta shijojnë, dhe mendoj se ajo që po shohim sot është përgjigjja e tij”, pohoi ai.
Ose mund të jetë financiare; një histori më klasike që përplas novatorin me rregullatorët. “Mendoj se qëllimi i tij është gjithmonë të mendojë për interesat e tij biznesore”, tha Nelson.
Musk ka kritikuar rregullat e shumta që rrethojnë sektorin e teknologjisë në Evropë; ai drejton një fabrikë të madhe Tesla në Gjermani, një vend ku ka përqendruar shumë vëmendjen e tij, dhe po planifikon zgjerimin kontrovers të këtij objekti.
A mund të kundërpërgjigjet Evropa?
Kur flitet për politikën evropiane, Elon Musk ka të preferuarit e tij. Ai shkruan shpesh për Reform UK, partinë populiste britanike, dhe për Alternativën për Gjermaninë (AfD), partinë e ekstremit të djathtë gjerman. Por, nuk poston për Marine Le Pen, antagonisten franceze të qeverisë së Emmanuel Macron, dhe duket se nuk ka interes për Austrinë.
Politika britanike dhe gjermane janë terren i përshtatshëm; partitë kryesore në të dy vendet janë tërësisht të papëlqyera, të njollosura nga periudha të pushtetit të përballura me inflacion apo skandale, ose të shikuara nga shumica e publikut si të pashpirt, të paimagjinatë dhe teknokratike. Gjermania do të mbajë zgjedhje muajin tjetër, ku AfD mund të dalë partia e dytë. Vetëm vitin e kaluar, AfD u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet në një shtet gjerman që nga epoka naziste.
Ka edhe diçka tjetër të përbashkët: secili vend ka dështuar të përballet siç duhet me zemërimin publik mbi emigracionin, i cili po kërcënon të bëhet dinamika politike përcaktuese e kontinentit.
Megjithatë, Musk do të duhet të ndërtojë aleanca të qëndrueshme për të pasur ndikim serioz. Ai tashmë është përplasur publikisht me Nigel Farage, liderin e Reform UK, i cili refuzoi të mbështesë përkrahjen për figurën e burgosur të ekstremit të djathtë, Tommy Robinson. Reforma ende shpreson për një donacion të madh financiar nga Musk, por konflikti ka zbehur optimizmin e partisë. Për më tepër, Musk do të përballet me pengesa rregullatore.
Një gjobë, e cila mund të arrijë deri në 6 për qind të të ardhurave vjetore globale të kompanisë së tij X, është në prag, pasi BE-ja po përfundon një hetim për të parë nëse X ka shkelur rregullat e Aktit të Shërbimeve Digjitale, që rregullon mënyrën se si industria e teknologjisë trajton dezinformimin dhe përmbajtjet e paligjshme në mediat sociale, si dhe mallrat dhe shërbimet e paligjshme në tregjet online.
Në Britani, Musk është ftuar të dëshmojë para Komitetit Parlamentar për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji në lidhje me algoritmin e kompanisë së tij, pasi ai u fajësua për promovimin e dezinformatave mbi një therje tragjike të fëmijëve verën e kaluar, që rezultoi në përleshje midis protestuesve dhe policisë, si dhe djegien e hoteleve që strehonin azilkërkues.
“Liria e fjalës është pjesë e një bisede”, tha Chi Onwurah, ligjvënëse laburiste që drejton komitetin dhe shtoi se “në vend që të bërtasë përtej Atlantikut drejt Mbretërisë së Bashkuar, a do të përfshihet ai në proceset legjitime demokratike që përfaqësojnë popullin britanik dhe të zhvillojë një bisedë me ne?”
Për momentin, afërsia e Muskut me Trumpin mund ta mbrojë atë nga një vëzhgim i tillë. “Nuk pres që (Evropa) të bëjë shumë; ata nuk duan të ndezin një luftë me Donald Trump”, tha Echikson.
Por, sa më shumë që manjati i teknologjisë të përfshihet në çështjet evropiane, aq më i tensionuar bëhet ky qëndrim.
“Nëse ai është, siç duket, duke hyrë në politikë. Atëherë si pjesë e kësaj, duhet të dëgjosh, jo vetëm të flasësh”, tha Onwurah. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite