LAJMI I FUNDIT:

Musk mbështeti partinë gjermane të ekstremit të djathtë AfD – ai e quajti atë shpëtimtarin e vendit

Musk mbështeti partinë gjermane të ekstremit të djathtë AfD – ai e quajti atë shpëtimtarin e vendit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i cili pritet të bashkohet me administratën e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, ka komentuar fushatën zgjedhore në Gjermani duke e quajtur partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) shpëtimtaren e vendit.

AfD renditet e dyta në sondazhe dhe mund të pengojë që qendra e djathtë dhe qendra e majtë të arrijnë shumicën, por partitë centriste gjermane kanë premtuar të shmangin mbështetjen ndaj AfD-së në nivel kombëtar. Fuqia kryesore evropiane do të votojë më 23 shkurt, pasi u rrëzua qeveria e koalicioneve të qendrës së majtë e udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

CDU publikoi planin parazgjedhor - do të heq vendimin për shtetësinë e dyfishtë
Lexo po ashtu CDU publikoi planin parazgjedhor - do të heq vendimin për shtetësinë e dyfishtë

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”, ka shkruar Musk në platformën X.


Musk tashmë ka shprehur mbështetje për parti të tjera kundër emigracionit në mbarë Evropën.

Qeveria gjermane, në një konferencë të rregullt për shtyp, tha se e kishte parë mesazhin e miliarderit, por refuzoi ta komentonte atë.

Musk ndau një mesazh të influencueses së djathtë gjermane Naomi Seibt, e cila kritikoi kandidatin për kancelar Friedrich Merz, i cili kryeson sondazhet.

Musk ka shprehur mbështetjen për AfD edhe vitin e kaluar, kur kritikoi mënyrën se si qeveria gjermane trajton migracionin e paligjshëm.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë "vë në dyshim qëndrimin e Gjermanisë në NATO"
Lexo po ashtu Udhëheqësi i ekstremit të djathtë "vë në dyshim qëndrimin e Gjermanisë në NATO"

Muajin e kaluar, Musk bëri thirrje për shkarkimin e gjyqtarëve italianë që vunë në dyshim ligjshmërinë e masave qeveritare për ndalimin e imigracionit të paligjshëm.

Lideri i partisë së djathtë britanike “Reform UK” dhe miku i Trumpit, Nigel Farage, këtë javë publikoi një fotografi ku ai dhe sekretari i partisë takohen me Muskun në rezidencën e Trumpit në Florida, duke deklaruar se po negocion me pasanikun për mbështetje financiare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Amerika
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Azia
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Evropa
Kalo në kategori