Muriqi në pritje të ofertave, mund të hapen pista të reja këtë javë

362:"RCD Espanyol v RCD Mallorca - La Liga Santander Vedat Muriqi during the match between RCD Espanyol and RCD Mallorca, corresponding to the week 29 of the Liga Santander, played at the RCDE Stadium, in Barcelona, on 20th March 2022. Barcelona Barcelona Spain PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xUrbanandsportx originalFilename:urbanandsport-rcdespan220320_nphDq.jpg 14:"IMAGO/NurPhoto
Vedat Muriqi po stërvit i vetëm në Formello, qendrën stërvitore të Lazios, duke pritur ofertat për të ardhmen e tij.
Negociatat me Club Brugge kanë dështuar totalisht pas ekzaminimeve mjekësore të sulmuesit kosovar, ku klubi belg tha jo.
Mediat italiane insistojnë që gjendja shëndetësore e sulmuesit nuk ka lidhje me prishjen e marrëveshjes, por belgët kanë kërkuar zbritje ose ndryshim të formulës së marrëveshjes.
Tani presidenti i Lazios, Claudio Lotito është në pritje të ofertave për Vedat Muriqin.
Për ‘Piratin’ mund të hapen horizontet turke me Galatasaray dhe Fenerbahçe, që e kërkonin më herët.
Mallorca në anën tjetër, ku luajti gjashtë muajt e fundit të sezonit, ofron maksimumi 7-8 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































