Mbrojtësi kolumbian, Jeison Murillo është prezantuar para tifozëve të Barcelonës në Camp Nou.

Murillo ka përfunduar transferimin e tij nga Valencia te Barcelona para disa javësh.


Marrëveshja mes palëve u arrit për një huazim deri në fund të sezonit me mundësi blerje për 25 milionë euro.

Pas transferimit, tani ka ardhur edhe transferimi i kolumbianit te Barcelona, para tifozëve të klubit në stadiumin Camp Nou.

Pas nënshkrimit të kontratës, Murillo ka zgjedhur edhe fanellën e tij, e cila do të jetë me numër 17.

Në prezantimin e tij, ish-mbrojtësi i Interit ka folur edhe fjalët e para si lojtar i Barcelonës, duke thënë se ëndrra u bë realitet.

"Kjo është një ëndërr e bërë realitet", ishin fjalët e para të Murillos.

Në prezantimin e Murillos ishin edhe presidenti i klubit Jose Maria Bartomeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app