Nëse vizitoni Alpet italiane, mos humbisni rastin të shkoni edhe deri në Torino dhe të kënaqeni me arkitekturën e mrekullueshme dhe me kuzhinën e Italisë Veriore

Nëse e doni aventurën, mund të bëni ski në vendin e Alpeve, Sestriere, pastaj, meqë jeni aty, patjetër ngjitni 2.500 shkallë deri te Kalaja Fenestrelle, perlë e fshehur e Italisë e cila ruan historinë shumëshekullore, transmeton Telegrafi.


Kalaja Fenestrelle gjendet brenda Parkut Kombëtar Orsiera-Rocciavrè dhe shtrihet në 130 hektarë.

2sdfdfdfd scaled

Paraqet një ndër strukturat më të mëdha të fortifikuara në Evropë dhe përbëhet nga tri fortifikime kryesore, por edhe nga shumë pjesë të tjera: kisha, kuzhina, kazerma, istikame, bedena, depo, pallate...

Kalaja është ndërtuar për ta mbrojtur luginën Val Chisone.

1sdsdsds

Veç kësaj, në të kanë qenë të mbyllur të burgosurit e “profilit të lartë”: oficerë ushtarakë, fisnikë dhe klerikë, fati i të cilëve është varur nga situata politike e momentit.

Nëse dëshironi të hulumtoni historinë e kësaj kalaje në mënyrë të pazakonshme, atëherë mund të paraqiteni për turne çiklistësh nëpër kala, mirëpo më mirë është që më parë t’i ndani tetë orë, sepse aq zgjat i gjithë turni.

/Telegrafi/