LAJMI I FUNDIT:

Murati: Takimi i Kurtit me Vuçiqin i domosdoshëm

Murati: Takimi i Kurtit me Vuçiqin i domosdoshëm

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se takimi i kryeministrit Kurti  me presidentin serb është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kryeministri Kurti është ngritur në politikë edhe duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore”.

“Në grackën e tij, tani kanë rënë qoftë partitë opozitare, qoftë mediat, e qoftë opinioni publik. Kështu që takimi i kryeministrit tonë me presidentin serb është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve. Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e din kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.


Darkë pune me Lajçakun dhe Vuçiqin, Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, në qendër njohja reciproke
Lexo po ashtu Darkë pune me Lajçakun dhe Vuçiqin, Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, në qendër njohja reciproke

Murati më tej ka pyetur: “A po duam zgjidhjen e problemeve, e që nënkupton trajtimin shumë serioz të bisedimeve politike me Serbinë, apo po duam zvarritje, status quo dhe populizëm që është dërrmues për qytetarët e Kosovës dhe republikën tonë? A po duam në fund të dialogut Kosovë funksionale, apo duke ngarendur pas konceptit të njohjes nga Serbia jemi gati të pranojmë edhe një jofunksionalitet jetëgjatë, mjaftueshëm që  t’i realizojmë premtimet populiste?”

“Mos të harrojmë se shtete të njohura ndërkombëtare janë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Sudani Jugor e Somalia!”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq, të mërkurën në Berlin, ka shkaktuar reagime të ndryshme në veend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori