Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ripërcaktimi i kufijve është e vetmja mënyrë që zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se tri komunat shqiptare në Luginë të Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës, ndërsa ato me shumicë serbe në veri, Serbisë.
“Platforma e Lëvizjes për Bashkim është shumë e qartë. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje e plotë e problemit shqiptaro-serb, në këtë radhë e cila shkon përmes zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë është ripërcaktimi i kufijve. Sipas Lëvizjes për Bashkim ne mendojmë që tri komunat shqiptare në Kosovën lindore, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale duhet të bashkohen me Kosovën. I njëjti parim duhet të vlejë edhe për tri komunat me shumicë serbe të cilat kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë kanë të drejtë të bashkohen me asaj”, ka thënë Murati, për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se marrëveshja për ripërcaktim të kufijve do të nënkuptonte ndryshim të disa prej parimeve të pakos së Ahtisarit që janë pjesë e Kushtetutës, e të cilat Kosovën do ta bënin të pavarur nga dy të tretat e votave të pakicave për ndryshime kushtetuese.
“Kjo marrëveshje që do të rezultonte për ripërcaktimin e kufijve do të nënkuptonte edhe një ndryshim të disa prej parimeve themelore të pakos së Ahtisarit që janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës në mënyrë që Kosova të bëhet shtet funksional dhe të mos varet nga dy të tretat e votave të pakicave për të ndryshuar kushtetutën në këtë radhë të serbëve të cilët e bllokojnë vazhdimisht ndonjë reformë kushtetuese që Kosova të bëhet shtet funksional dhe të mos varet nga lista serbe. Unë mendoj që vetëm projekti i ripërcaktimi të kufijve e largon Serbinë nga Kosova”, shtoi Murati.
Sipas Muratit, marrëveshja e Washingtonit nuk është e dëmshme për Kosovën, por është e rëndësishme të realizohen projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ato ekonomike.
Ndërsa, sa i përket liqenit të Ujmanit thotë se do të menaxhohet nga të dyja vendet, mirëpo shumica i takon Kosovës.
“Marrëveshja e Washingtonit nuk është e dëmshme për Kosovën. Rrjedhimisht ajo që është e rëndësishme është nëse një pjesë e asaj marrëveshje realizohet, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe projektet e tjera ekonomike. Atëherë nëse ato vërtet do të realizohen sidomos nëse realizohet projekti i hekurudhës që do ta lidhë Kosovën me Durrësin edhe me Nishin, do të ishte e jashtëzakonshme në interesin e popullit shqiptar. Sot deri në 20% të liqenit të Ujmanit është në pjesën e Serbisë. Do të jetë e domosdoshme që të kemi marrëveshje për menaxhim të përbashkët qoftë të mirëmbajtjes së Liqenit. Në marrëveshje flitet për një studim fizibiliteti, pra do të bëhet një studim fizibiliteti edhe nga departamenti i SHBA-së se si mund të shfrytëzohen potencialet e liqenit të Ujmanit nga pjesa e Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai
Ai vlerëson se mini-shengeni nuk është i dëmshëm për Kosovën, ndonëse sipas tij, ende nuk ka një dokument të qartë i cili mund të vlerësohet.
Murati thotë se me një bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të forcohet ekonomia e Kosovës.
“Marrëveshjen për mini-shengen edhe pse nuk ka ende një dokument të cilin ne mund ta vlerësojmë ka më shumë disa parime të cilat janë biseduar në takimet ndërmjet presidentëve. Unë nuk e shoh të dëmshme për interesat jetike të Kosovës. Mendoj me një bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë shumë shpejt të hiqet edhe ai kufiri fizik dhe ta shfrytëzojmë që ne ta forcojmë ekonominë tonë përmes këtij bashkëpunimi”, tha Murati.
Sa i përket dialogut me Serbinë dhe mundësisë për një marrëveshje për njohje reciproke, ai thotë se aktualisht nuk sheh vullnet nga Serbia që ta njoh Kosovën. Madje ai shprehet se as nga BE-ja nuk ka ndonjë presion ndaj Serbisë për ta bërë një gjë të tillë.
“Në këto rrethana nuk shoh vullnet që Serbia ta njoh Kosovën. Ndoshta në asnjë rrethanë nuk do ta njohë Kosovën. Serbia po i shfrytëzon rrethanat ndërkombëtare që ta zvarrisë sa më shumë çështjen e njohjes që të fut në marrëveshje sa më shumë interesat e veta, qoftë përmes zbatimit të Asociacionit dhe unë nuk po shoh asnjë interesim të BE-së që ta detyrojnë Serbinë që ta njoh Kosovën, dhe duke qenë se nuk do të ketë njohje dhe procesi i negociatave shumë shpejt mund të dështojë mendoj që në një të ardhme në tryezën e bisedimeve si opsioni më real do të jetë projekti i ripërcaktimit të kufijve”, u shpreh ai.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur javën e kaluar mbledhjen e përbashkët ku janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të reja.
Ai thotë se marrëveshjet e arritura nga mbledhjet e kaluara kanë rritur bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipas tij duhet të krijohen mekanizma të përbashkët dhe një këshill bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e cila do të ishte një administratë që merret vetëm me çështjen e bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri.
“Kjo ishte mbledhja e gjashtë ndërmjet dy qeverive dhe kemi një sërë marrëveshjesh të cilat janë nënshkruar dhe kemi një sërë marrëveshjesh të cilat janë realizuar. Mendoj që në esencë këto marrëveshje kanë qenë të dobishme e kanë ngritur në nivel më të lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Bindja ime është që nga ky partneritet strategjik ne duhet të kalojmë në integrimet dhe për të ndodh kjo nuk është vetëm e mjaftueshme që të kemi vetëm dy mbledhjet e qeverive. Unë mendoj që duhet të krijojmë mekanizma të përbashkët dhe të krijojmë një këshill të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri e cila do të ishte një administratë e cila merret vetëm me çështjen e bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri”, shtoi Murati.
Sa i përket presidentit ai tha se kjo çështje i takon partive politike të cilat janë në Kuvendin e Kosovës dhe realisht duhet ta gjejnë një kandidat i cili do të ishte më i përshtatshmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje