Murati: Opozita inatin politik e vendosi para interesit shtetëror

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit të formimit të qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend.
“Partitë opozitare vendosën të barrikadohen. Ato më shumë i panë inatin e tyre politik se interesin shtetëror,” deklaroi Murati pas seancës parlamentare.
Sipas tij, opozita ka zvarritur qëllimisht procedurat për të penguar krijimin e institucioneve të reja.
“Të gjitha vonesat po shihet se kanë qenë për të penguar formimin e qeverisë. Ne u kemi ofruar marrëveshje politike partive opozitare, por të njëjtat kanë refuzuar,” shtoi ai.
Murati theksoi se pavarësisht pengesave, Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj procesit demokratik dhe kërkoi që partitë e tjera të vendosin interesin e shtetit mbi kalkulimet politike.














































