Në urimin e tij për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kërkuar që shumë shpejt të hiqen ndalesat për bashkim me Kosovën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Murati ka përmendur edhe marrëveshjen finale me Serbinë dhe bashkimin e Luginës me Kosovën.
“Bisedimet dhe kjo marrëveshje duhet të shfrytëzohen jo për t’u barrikaduar brenda parimeve të e Pakos së Ahtisaarit dhe kësaj kushtetute që kemi e as brenda parimeve të integritetit territorial, por të ecim tutje që të shfrytëzojmë rrethanat që përmes ripërcaktimit të kufijve me Serbinë të përfshijmë pjesën shqiptare të Kosovës Lindore në Kosovë, të ndryshojmë Kushtetutën e vendit nga e cila duhet të hiqen privilegjesh bllokuese për pakicën serbe, të hiqet ndalesa për bashkim me Republikën e Shqipërisë si dhe rrjedhimisht të hapet rruga e përcaktimit popullor për këtë bashkim dhe formën që duam të ketë ai”, ka shkruar Murati.
Postimi i plotë:
“Pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe e popullit shqiptar dhe një vlerë e shtuar lirisë universale të njerëzimit. Sidoqoftë për shkak të rrethanave ndërkombëtare dhe atyre të brendshme kjo pavarësi erdhi edhe me shumë kushtëzime dhe kufizime kushtetuese të cilat bëjnë që Kosova të eci vështirë përpara si të gjitha shtetet e tjera. Përkundër të gjitha këtyre, Kosova dhe populli ynë ka ecur, ndonëse jo me mundësitë objektive që ajo ka për të ecur përpara.
Na mbetet para nesh edhe një kapitull për ta mbyllur në mënyrë që në tërësi të funksionalizojmë shtetin tonë dhe ta bëjmë sovran në tërësinë e saj. Ky kapitull është marrëveshja me Serbinë. Bisedimet dhe kjo marrëveshje duhet të shfrytëzohen jo për t’u barrikaduar brenda parimeve të e Pakos së Ahtisaarit dhe kësaj kushtetute që kemi e as brenda parimeve të integritetit territorial, por të ecim tutje që të shfrytëzojmë rrethanat që përmes ripërcaktimit të kufijve me Serbinë të përfshijmë pjesën shqiptare të Kosovës Lindore në Kosovë, të ndryshojmë Kushtetutën e vendit nga e cila duhet të hiqen privilegjesh bllokuese për pakicën serbe, të hiqet ndalesa për bashkim me Republikën e Shqipërisë si dhe rrjedhimisht të hapet rruga e përcaktimit popullor për këtë bashkim dhe formën që duam të ketë ai.
Duke qenë të guximshëm të mbyllim këtë kapitull, ne do të hapim kapitujt e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, mirëqenies dhe të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si prioritete të jetës së përditshme. Rrjedhimisht ne do t’ia hapim derën edhe një gjenerate tjetër politikanësh, të cilët do të garojnë në mes vete me politika zhvillimore e nuk do mbesin përjetë në politike me agjenda populliste Sot sigurisht i kujtojmë edhe të gjithë dëshmorët dhe gjeneratat e tëra të popullit tonë që dhanë çdo gjë për lirinë që kemi sot, për pavarësinë që kemi dhe për bashkimin që do ta kemi nesër. Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë