Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, tha se Serbia do vazhdojë ta pengojë Kosovën në të gjitha fushat.

Ai tha se Kosova e ka marrë një obligim për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe.


"Çfarëdo që të jetë Asosacioni e dëmtoi Kosovën", tha ai në RTK.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, vlerësoi se më e mirë do të ishte që Kosova e Serbia të përcaktojnë kufirin.

"Ne si Lëvizje e mbështesim këtë opsion", tha ai.

Sipas tij, nga Uashingtoni Kosova ka dalë fituese në njohjen që ka marrë nga Izraeli dhe kjo është shumë me rëndësi për Kosovën.