Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati në një konferencë për medie tha se në vazhdën e ndihmës që Qeveria po u jep qytetarëve është edhe punësimi i tyre.
Murati deklaroi se ashtu siç e kishte prezantuar kryeministri Albin Kurti masën e re të punësimit, bizneset që janë të interesuara të punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, shteti do t’i mbështetë me 70% të pagës bruto.
“Siç edhe e ka prezantuar kryeministri, gjatë fundjavës kemi një masë të re për punësimin, që bëhet fjalë për punësimin e mbajtësve të familjes, pra ato familje që nuk kanë asnjë të punësuar. Bizneset që janë të interesuar të punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar do t’i mbështesim me 70% të pagës bruto, pra subvencionimi do të jetë deri në 300 euro pagë, por paga mund të jetë më e lartë”, tha ai.
Ai tha se në rast se një kompani i ka 10 punëtorë, nëpërmjet kësaj mase mund t’i punësojë 3 punëtorë, që duhet të jenë të regjistruar në Agjencinë e Punës.
“Punëkërkuesit për të përfituar për këtë masë duhet të jenë mbi 18 vjeç e të mos kenë të punësuar dikë në familje”, shtoi ai.
Sipas tij, personat të cilët janë kryefamiljarë apo mbajtës të familjes, duhet të aplikojnë në Agjencinë e Punës dhe të tregojnë për çfarë janë të interesuar të punojnë, njëjtë duhet të veprojnë edhe bizneset që janë të interesuar të punësojnë këta persona, deklaroi Murati.
“Ne do t’i publikojmë edhe kriteret për ta aplikuar për secilën prej kategorive. Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes dhe të përfitojnë nga subvencionimi duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punës së Kosovës dhe të tregojnë për numrin e stafit dhe çfarë pozitash ju duhen”, deklaroi tutje ai.
Ministri Murati theksoi faktin se kriza ekonomike, pandemia, inflacioni dhe një sërë faktorë të tjerë e kanë bërë Qeverinë t‘i ndërmarrë këto masa.
“Kemi pasur kriza në vazhdimësi, pandemia, kriza energjetike, dhe krizën inflacionare pra rritjen e çmimeve. Jemi munduar të marrim masa të nevojshme për të mbështetur qytetarët. Kemi dorëzuar edhe Ligjin për Pagën Minimale, dhe marrëveshjen ndërkombëtare për reformat për asistencën sociale”, ka thënë ndër tjerash Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit