Murat Yakin publikon listën e Zvicrës, ftohen tre futbollistë shqiptarë

416:"BAKU, AZERBAIJAN - JUNE 20: (L-R) Switzerland National Team getting into the field with Xherdan Shaqiri, Haris Seferovic, Ricardo Rodríguez, Manuel Akanji, Breel Embolo, Silvan Widmer, Nico Elvedi, Steven Zuber, Remo Freuler, Yann Sommer and Granit Xhaka during the UEFA Euro 2020 Championship Group A match between Switzerland and Turkey on June 20, 2021 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Marcio Machado/Getty Images) 12:"Getty Images
Përfaqësuesja e Zvicrës nis një cikël të ri, me trajner të ri pas largimit të Vladimir Petkovic.
Helvetikët do t'i zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në muajin shtator dhe trajneri i ri Murat Yakin ka publikuar listën me lojtarët e ftuar.
Yakin që ka marrë javë më parë drejtimin e Zvicrës, ka ftuar 27 futbollistë për tri takimet e radhës.
Zvicra do të përballet me Greqinë më 1 shtator, me Italinë më 5 shtator si dhe me Irlandën më 8 shtator në udhëtim.
Nga lista e publikuar nga Yakin, në të janë edhe tre futbollistë shqiptarë të ftuar.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë grumbulluar nga Yakin për këto tri takime. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































