LAJMI I FUNDIT:

Murat Meha, vizitë zyrtare në Tiranë

Murat Meha, vizitë zyrtare në Tiranë

Me qëllim të ngritjes së shkallës së bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për regjistrimin e pronës në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, respektivisht Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga kryeshefi ekzekutiv Murat Meha ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në njoftim thuhet se Meha me homologët në Shqipëri kanë diskutuar rreth identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku do të mund të ngrihej bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes së kualitetit të administrimit të regjistrave pronësorë, kadastrës dhe administrimit të tokës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i AKK-së u prit edhe nga Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ylli Manjani.


Meha dhe Manjani diskutuan rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat autoritetet e sipërpërmendura ballafaqohen gjatë kryerjes së aktiviteteve pronësore, ndërsa takimet e tilla i vlerësuan si të dobishme, duke u pajtuar që shkëmbimi i përvojave mes dy shteteve do të ishte i dobishëm si për ngritjen profesionale të kapaciteteve po ashtu edhe për avancimin e kësaj fushe konform standardeve të shteteve të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori