Ballkani e ka pësuar humbjen e tretë sezonale, derisa këtë vikend është mposhtur në udhëtim te Prishtina me rezultat 2-1.

Skuadra e Ismet Munishit pësoi nga një penalti në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërkohë tekniku i ‘portokallinjve’, Ismet Munishi ka shpërthyer pas ndeshjes në lidhje me ndarjen e drejtësisë.


Munishi është ankuar në gjyqtarin Tefik Maloku pas përfundimit të ndeshjes.

130966691 416311856217706 9207221104021152452 n

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bie, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu”.

“Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është”, deklaroi fillimisht Munishi.

130987210 674466906578046 1325036614664464678 n

Ai ka thënë se nëse do të ishte referimi korrekt Ballkani është dashur të jetë në pozitën e parë me gjashtë pikë përpara rivalëve.

“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njëjtë”.

“Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartonë, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as s’kemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/

telegrafi sport app