Janë përcaktuar edhe finalistët e DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të takohen Prishtina dhe Ballkani.

Feronikeli dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1, dhe kësisoj goli mysafir i Ballkanit e ka dërguar në finale këtë skuadër pasi që ndeshja e parë në Suharekë kishte përfunduar pa gola.


Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili është shprehu i kënaqur me angazhimin e futbollistëve te tij, por pret që loja ende të përmirësohet.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, mundet të përmirësohet ende loja, mirëpo sido që të jetë e kemi ditur që e kemi një kundërshtar shumë të vështirë”.

“Kemi qenë jashtëzakonisht të motivuar, për herë të parë luajmë me Ballkanin në finale, shfrytëzojë rastin t’i urojë të gjithë qytetarët e Suharekës dhe lojtarët për angazhim, e presim finalen”, ka thënë Munishi për SSK.

102459918 2634890690081966 4862722909803642880 o

Finalja e madhe do të zhvillohet me 29 korrik, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app