LAJMI I FUNDIT:

Munishi e konfirmon: Do të jem trajneri i Gjilanit, marrëveshje për një vit e gjysmë

Munishi e konfirmon: Do të jem trajneri i Gjilanit, marrëveshje për një vit e gjysmë

Gjatë ditës është bërë e ditur ardhja e Ismet Munishit në krye të Gjilanit, pasi që trajneri i deritashëm Bylbyl Sokolit, ka dhënë dorëheqje.

Sokoli edhe ashtu nuk u tregua aspak i suksesshëm në aventurën e tij me klubin gjilanas.

Fillimisht ka qene presidenti i Gjilanit, Florim Zuka që e ka konfirmuar marrëveshjen me Ismet Munishin.


Por edhe trajneri  ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke konfirmuar marrëveshjen për një vit e gjysmë me klubin.

“Sot arrita marrëveshjen  e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe presidentin Florim Zuka për një vit e gjysmë. Urime Skiftera dhe me vjen keq për deklaratat e mija te kamotshme sa kemi qenë rival, shpresoj të më kuptoni…”.

“Së bashku me nder dhe krenari do t’i synojmë majat . Faleminderit miqve shokëve e dashamirëve për urimet . Forca SC Gjilani, Forca Skifterat”, ka shkruar Munishi.

Trajneri Ismet Munishi deri më tani ka drejtuar klube si Llamkos Kosova, Hajvalia. Vëllaznimi, Besa, Feronikeli e Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori