Munishi: Barazimi me Feronikelin, epilog real

Trajneri i Hajvalisë ka deklaruar se barazimi i arritur pa gola me liderin e Superligës së Kosovks në futboll, ishte një epilog real i takimit.
Ai u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fushë. “Epilogu real ka qenë barazimi. Ka munguar vetëm goli pasi që pati aksione të mira”.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Unë i përgëzoj futbollistët ka patur ndeshje që kanë dhënë 150 për qindshin. Ata kanë reaguar në kohën e duhur, kur kemi pas ndeshje të vështira. Kemi gjetur motiv, kemi gjetur forcë”.
“Skuadra është e kompletuar, nëse del ndonjë futbollist na nevojitet, mund ta transferojmë për pranverë”, deklaroi Ismet Munishi për Supersport ‘Kosovën’.
Hajvalia do të dimërojë në vendin e tretë me 28 pikë, tre më pak se lideri Feronikeli.






















































