Policia e Kosovës, ka sekuestruar në veri të Mitrovicës, mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Policia e Kosovës.


414453400 666316435708618 4617529258427470585 n 1

Sekuestrimi i këtyre mjeteve të rrezikshme ka ndodhur sot në orët e hershme, ku policia ka pranuar informatën se në lagjen e boshnjakëve përballë shkollës së mesme teknike janë fshehur disa gjëra (pajisje të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin e realizimit të detyrave ligjore.

“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.

414508047 666316452375283 6734255602308981869 n

“Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë se Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimit te një sigurie më te madhe për të gathë. /Telegrafi/