LAJMI I FUNDIT:

I mungon leja e punës, Henderson mund të detyrohet të pres deri në shkurt për të debutuar me Ajaxin

I mungon leja e punës, Henderson mund të detyrohet të pres deri në shkurt për të debutuar me Ajaxin

Blerja e re e Ajaxit, mesfushori Jordan Henderson, mund të detyrohet të presë deri në mes të muajit shkurt për të bërë debutimin e tij me ekipin holandez.

Henderson e kompletoi kalimin nga Ajaxi gjatë kësaj jave nga Al-Ettifaq, duke i dhënë fund aventurës së tij në Arabinë Saudite e cila shkaktoi shumë bujë.

Mesfushori anglez tani do të ketë për synim që t’i lë përshtypje përzgjedhësit të Anglisë, Gareth Southgate, dhe të nis përpjekjet e shtetit të tij për të fituar Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e tyre.


Sidoqoftë, ai mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të paktën deri në muajin shkurt.

Përse Henderson 'nuk u lejua' të mbante numrin e tij të preferuar tek Ajax – atë nuk e kishte asnjë lojtar
Lexo po ashtu Përse Henderson 'nuk u lejua' të mbante numrin e tij të preferuar tek Ajax – atë nuk e kishte asnjë lojtar

Fillimi i aventurës tek Ajaxi është vënë në pauzë, pasi që klubi duhet të aplikojë dhe të pres rezultatin e një leje të punës për lojtarin.

Që prej se Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, Henderson nuk është i lejuar që të luajë pa një leje pune pasi që nuk ka një pasaportë të Bashkimit Evropian.

Përkundër aplikimit të tij që tashmë është pothuajse i konfirmuar, ky proces mund të zgjasë me javë të tëra, duke e shtyrë rikthimin e Henderson në futbollin evropian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori