Fenomenet si haraçi, droga, alkooli e dhuna, në burgjet e Kosovës, po justifikohen me numrin jo adekuat të stafit. Këta të fundit po thonë se janë të rrezikuar në punën që po bëjnë, për shkak të kushteve jo të mira, numrit të madh të të burgosurve dhe numrit të vogël të stafit. Për këtë situatë, flasin edhe monitorues dhe njohës të çështjeve të sigurisë, të cilët pohojnë se numri i oficerëve korrektues në burgjet e Kosovës nuk është adekuat.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj në një intervistë për KosovaPress thotë se janë të zhgënjyer me institucionet e vendit, me premtimet që u janë dhënë herë pas here.
Sipas tij, punëtorët e stafit korrektues çdo ditë po përballen me pakënaqësi të shumta, duke filluar nga numri jo adekuat i oficerëve korrektues. E sipas tij, kjo po u ndikon edhe në efikasitetin në punë.
“Secila qendër e burgimit dhe paraburgimit sipas nesh ka mungesë të stafit edhe stafi që 10 vite e më tepër, askush nuk është pranuar stafi i ri përveç në Qendrën Korrektuese në burgun e Sigurisë së Lartë dhe tash që po flitet 120 punëtorë të rinj me u pranu. Dhe kjo shkakton një mos efikasitet për punën tonë që e kemi të përditshme. Stafi është plakur shumë, ku diku mosha mesatare është 48 vite. Merre me mend një person 48 vjet, çfarë punë të suksesshme mund të bëjë, do të thotë nuk ka punë efikase në Shërbimin Korrektues. Ne kemi kërkuar kohë pas kohe që të pranohen oficerë të ri, mirëpo çdo herë na kanë thënë se ka mungesë të mjeteve”, thotë ai.
Sadikaj thotë se stafi korrektues edhe janë të rrezikuar.
“Është një mbipopullim, sidomos në Burgun e Dubravës, një pavion mbi 100 e më tepër të dënuar, 150 -160 të dënuar, punojnë pesë, gjashtë gardianë, punët janë të ndryshme, rutina të ndryshme, shëtitjet, sporti, te mjeku e kështu, atëherë në pavion mbesin shumë pak oficerë që duhet të punojnë. Është punë shumë e rëndë, punë ku ke të bësh me njerëz që janë të privuar nga liria me vite e vite, nuk është punë e lehtë”, shton ai.
Ai kritikon edhe ligjin që trajton këta punëtorë.
Ku thotë se stafi korrektues trajtohen me disa ligje, e që u mungon edhe udhëzimi administrativ.
Me këto pakënaqësi, po pajtohet edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ai thotë se organet e drejtësisë nuk guxojnë të justifikohen me mungesën e mjeteve.
“Edhe aspekti i kapaciteteve apo numrit të gardianëve që duhet të mbulojnë një qendër, nuk është i mjaftueshëm. Shpesh janë në mungesën e mjeteve, por nuk duhet të justifikohet me atë. Nevojat për një kapacitet të tillë duhet të jenë konform asaj që duhet të jetë parashikuar. Jo të arsyetohet me atë se kinse nuk ka mjete, dhe duhet të merret staf ose procedura të tjera siç e dimë, mungesa e stafit për shkak ngecjeve të procesit të rekrutimit dhe të përzgjedhjes së tyre, shumë shpesh këto konkurse janë shpallur dhe janë tërhequr për shkak të mungesës të mjeteve”, thotë Ibishi.
Nga monitorimet që bëhen në burgjet e Kosovës, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Alban Muriqi thotë se është evidente që qendrat korrektuese, kanë mungesë të stafit.
“E shohim kohëve të fundit, se ka mungesë të stafit korrektues në këto institucione, kushtet e tyre, pagesat nuk janë të mira, janë të ulëta. Pak janë të motivuar për punë dhe kjo ndikon gjithsesi në performancën e tyre, mirëpo edhe në raport me vet të dënuarit, stafi korrektues nuk është i motivuar, dhe kjo sigurisht reflektohet në punën e tyre edhe në raport më të dënuarit me të cilat kanë kontakt çdo ditë”, deklaron ai.
Ushtruesi i detyrës së shefit të Sigurisë dhe Operacionit në Shërbimin Korrektues, Burim Buleshkaj pohon se mungesa e stafit ka ndikuar edhe në kontrabandimet të cilat jo rrallë herë ndodhin në burgjet e Kosovës.
Sipas tij, mungesa e pajisjeve të sigurisë për shkak të buxhetit të limituar i ka penalizuar në këto çështje.
“Është e vërtetë kemi mungesë të kapaciteteve, në mungesë të stafit të burimeve njerëzore, por fatmirësisht këtë vit, që tani këtë muaj të fillojnë në akademi, të shtohen edhe 120 oficerë të ri, zyrtarë korrektues. Të cilët do të ndihmojnë dukshëm, në rritjen e kapacitetit, sepse të gjithë janë të ri në moshë, kështu që do të zbritet edhe mosha mesatare e shërbimit tonë, dhe besoj që do të rritet edhe efikasiteti në punë. Po ashtu ky numër ndikon edhe në shtimin e përgjithshëm të kapaciteteve tona”, përfundon Buleshkaj.
Ndryshe, aktualisht në burgjet e Kosovës janë rreth 1650 të burgosur. Ndërsa, 1800 është numri i stafit korrektues, duke përfshirë oficerët korrektues, stafin civil dhe stafin mbështetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës