Mungesa nga dëmtimet dhe kartonët – Jose Mourinho thotë se do ta marr një mbrojtëse nga ekipi i femrave të Romës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka justifikuar edhe një herë epitetin “Special One” pasi ka shprehur dëshirën që një futbolliste e Romës të luajë për ekipin e parë të meshkujve.
Në ndeshjen e çmendur ishte ajo e djeshmja ndaj Milanit, e cila përfundoi 1-1, ndërsa Roma mbeti pa dy lojtarë pa lëndimeve të Marash Kumbullës dhe Andrea Belottit.
Eksperti portugez u detyrua të vendosë në pozicionin e mbrojtësit Nemanja Matic për shkak të mungesave në skuadër, por nuk do të mund të llogarisë në atë zgjidhje në ndeshjen e radhës pasi mesfushori u pezullua për shkak të kartonëve të verdhë.
“Ekipi ynë i femrave fitoi Scudetton, ata kanë një lojtare shumë të mirë në pozicionin e mbrojtjes, ajo luajti për Bayernin, ndoshta mund të luajë për ne”, ka thënë Mourinho me shaka.





































