Mungesa e trotuareve vazhdon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm në disa zona të Komunës së Gjakovës, përfshirë edhe fshatin Rogovë.

Sipas banorëve të këtij fshati, edhe pse rrugët janë të asfaltuara, lëvizja e këmbësorëve në disa pjesë të fshatit është e rrezikshme, pasi mungojnë trotuaret që janë të dedikuara për ta.


Duke marrë parasysh edhe afërsinë e pjesës së rrugës me objektin e shkollës së fshatit Rogovë, një kërkesë tjetër e banorëve, është që në këtë pjeë të intervenohet, duke u vendour pengesa që ndryshe njihen si “policë të shtrirë”, në mënyrë që lëvizja e nxënësve në afërsi të shkollës të jetë sa më e sigurtë.

Përveç banorëve janë edhe nxënësit ata të cilët kërkojnë që të bëhët vendosja e “policëve të shtrirë” në afërsi të shkollës, dhe të krijiohet hapësira e trotuareve në mënyrë që të bëhet parandalimi i aksidenteve eventuale.