Stacioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit, është duke hasur vështirësi të zbatimit të një prej vendimeve të rëndësishme të gjykatave, si ai i paraqitjes në polici të të pandehurve. Vet avokati i Silvana Arsoviq, e cila është pjesë e aktakuzës në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka theksuar se ajo ka pasur probleme për ta kryer këtë procedurë. Të gjithë të akuzuarve në rastin Ivanoviq, u janë hequr të gjitha masat e sigurisë nga gjykata.
Dorëheqja e zyrtarëve serb nga Policia e Kosovës, ka shkaktuar probleme në zbatimin e një procedure të rëndësishme gjyqësore.
Televizioni Dukagjini ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se mungesa e zyrtarëve policor në stacionin e veriut, po e vështirëson zbatimin e masës së paraqitjes në polici të të pandehurve.
Policia e Kosovës nuk ka dashur ta komentoj këtë rast në veçanti.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe nuk i komenton vendimet e organeve të drejtësisë. Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore në nivel vendi në të gjitha stacionet policore, përfshirë edhe stacionet policore në veri të vendit”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Por, ky informacion është konfirmuar në së paku një rast, kur të akuzuarit janë ballafaquar me problematikën e paraqitjes së detyrueshme në Polici.
Avokati Musa Damati, tregon se klientja e tij, Silvana Arsoviq, e cila është një prej të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka pasur telash ta kryej këtë obligim.
“Rasti Ivanoviq mes tjerash është ballafaquar me probleme sa i përket masës së paraqitjes në stacionin policor. Në raport me klienten time, ka rastisur që në ditën kur tani ish-zyrtarët policor kanë deklaruar dorëheqjen e tyre, ajo në atë ditë ka pasur konfirmimin e paraqitjes në stacion policor. Realisht, ka munguar prezenca e zyrtarëve policor për të konfirmuar prezencën e saj”, ka thënë Damati.
Të gjithë të akuzuarve në këtë rast, Gjykata në fillim të muajit ua hoqi masën e paraqitjes në Polici.
Megjithatë, përkundër problematikave të pretenduara, avokati i të akuzuarit Marko Roshiq, Mahmut Halimi, thekson se Gjykata vendosi drejtë.
“Masat e paraburgimit, arrestit shtëpiak, paraqitjes në polici e të tjera, kanë një qëllim të caktuar. Kanë zhvillimin e papenguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë. Do të thotë nuk është dënim dhe duhet me ju shmangë që mos me prediku, sepse një paraburgim po shndërrohet në dënim”, ka thënë Halimi.
Policia e Kosovës ka njoftuar para pak javësh se 140 pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë, kanë aplikuar në konkursin me të cilin synohen të mbushen pozitat boshe në stacionin e Policisë në veri, derisa rreth 500 janë dorëhequr.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025