Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se disa nga ministritë e Qeverisë Kurti, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 nuk kanë shënuar asnjë investim kapital, por që është kundërshtuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
LDK thotë se sipas Raportit Financiar të Thesarit, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore kanë qenë vetëm 9 për qind apo më të ulëtat në dhjetë vitet e fundit, shkruan Telegrafi.
“Ky raport shpërfaq me fakte dhe numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit. Ndërkaq, mosefikasiteti i Qeverisë në realizimin e projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje biznesesh, humbje të vendeve të punës, rritje të varfërisë si dhe dëmtim zinxhiror në të gjitha fushat e kapluara nga kriza”, u tha nga LDK-ja.
Sipas partisë opozitare, janë katër ministri – Ekonomisë, Industrisë e Tregtisë, Administrimit Lokal dhe ajo e Financave – që investimet kapitale i kanë zero euro.
“Ministria e Ekonomisë, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 euro i ka shpenzuar 0 për qind. Ekonomia nuk e duron populizmin, sepse gjithçka që shumëzohet me zero – zero mbetet. Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga 4,470,000 euro, realizmin e ka zero. Pra, Qeveria zgjedh të investojë zero për Industrinë, zero për Ndërmarrësinë dhe zero për Tregtinë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë realizuar 0 për qind buxhet për investime kapitale. Kështu që, 38 komuna kanë zero realizim në investime kapitale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 103,291,413 euro ka arritur te realizojë vetëm 1 për qind ose 587,211 euro. Për 47 projekte të rëndësishme realizimi është zero”, thuhet në reagim.
Këto pretendime të LDK-së i kishte vërtetuar edhe Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke thënë se realizimi i investimeve kapitale për këtë periudhë është më i ulëti në dekadën e fundit.
GAP thekson se realizimi i investimeve kapitale si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal ndodhet në këtë pikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore si dhe politikave qeveritare.
“Investimet kapitale në nivelin qendror në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 9 për qind, ndërsa në nivelin lokal janë 19 për qind. Shpenzimi i buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2021 kanë qenë 19 për qind në nivel qendror dhe 26 për qind në nivel lokal”, thekson GAP.
“Investimet kapitale kanë qenë solide edhe gjatë vitit 2020 kur pandemia COVID-19 kishte shpërthyer dhe rrjedhimisht vendi ishte në izolim total. Gjatë këtij viti shpenzimi i buxhetit për investimet kapitale kanë qenë 11 për qind për nivel qendror dhe 21 për qind për nivel lokal”, shton instituti.
Agron Demi, analist i politikave në GAP, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e ka trajtuar fare sfidën e rritjes së çmimeve në materialet ndërtimore.
“Realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të 2022 është në nivelin më të ulët të mundshëm, madje shkallë kaq e ulet e investimeve nuk është shënuar as në vitin 2020 kur për shumë ditë kemi qenë të mbyllur. Fajtor kryesor për këtë është rritja e çmimeve në materialet ndërtimore, por për këtë faj të madh ka edhe qeveria, e cila nuk e ka trajtua këtë sfidë fare”, ka shkruar Demi.
Tutje, ai ka thënë se përveç se të fokusohet në skema sociale, është mirë që Qeveria t’i kushtojë rëndësi edhe projekteve kapitale, “ngase pa projekte kapitale nuk do ketë pastaj as çka me shpërnda në skema sociale”
Lidhur me këtë ka reaguar ministri Murati duke thënë se pagesat nga buxheti i shtetit për periudhën e parë 6-mujore të këtij viti, janë 1 miliardë e 38 milionë euro.
Murati ka shkruar në Facebook se me taksat që mbledh dhe rishpërndan, shteti është një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë e vendit.
“Pagesat që shteti bën, qoftë në formë të pagave, pensioneve, mallrave që blen, apo edhe investimeve kapitale, që të gjitha kontribuojnë në ekonominë e vendit. Ditëve të fundit, nga opozita por edhe nga disa media, kemi parë një fushatë agresive e cila pretendon se qeveria ka bllokuar ekonominë, sepse nuk po shpenzon. Mirëpo, të dhënat, nga po ai raport të cilit i referohet opozita, tregojnë të kundërtën. Nga grafiku mund të shihet se periudha 6-mujore e parë e vitit 2022, për sa i përket shpenzimit është më e lartë se të gjitha vitet paraprake, madje edhe më e lartë se viti 2021, kur kishte edhe zgjedhje. Pra, argumenti se qeveria nuk po e mbështetë ekonominë e vendit, nuk qëndron aspak, sepse siç edhe mund të shihet nga grafiku, shpenzimet dhe pagesat nga buxheti i shtetit janë më të lartat ndonjëherë”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja