LAJMI I FUNDIT:

Pas disa thirrjeve më në fund votohen në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare

Pas disa thirrjeve më në fund votohen në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare

Dy marrëveshje ndërkombëtare janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, pas shumë thirrjeve të bëra nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që deputetët të jenë të pranishëm në sallë.

Deputetët fillimisht nuk ishin në sallë, prandaj edhe nuk mund të votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare pasi duhet prania e 80 deputetëve për të votuar këto marrëveshje.

“59 deputetë në seancë. Deputetët paguhen prej popullit. Po fillojmë me pika të tjera të seancës, meqenëse nuk janë 80 deputetë në sallë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi Konjufca.


Marrëveshjet që u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës me nga 83 vota për janë:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori