Nesër skadon afati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për targat me Serbinë. Aktualisht, është në fuqi marrëveshja e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa.
Analistët thonë se ka mundësi që sërish të arrihet një marrëveshje e përkohshme, pasi Serbia nuk pranon zgjidhje tjetër.
21 prilli është afati i fundit kur duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ndodhen në Bruksel për këtë çështje, ku marrëveshjen e përkohshme për targat duhet ta zëvendësojnë me një marrëveshje përfundimtare.
Lidhur me këtë, ish ambasadori Avni Spahiu, tha për Radio Kosovën se ka indikacione që mund të arrihet përsëri një marrëveshje e përkohshme, pasi Serbia nuk pranon zgjidhje tjetër për njohje reciproke të targave.
“Me qëndrimin e vet, Serbia mund të shtyjë edhe këtë proces e të mos bëjë asnjë kompromis, që të arrihet qoftë edhe një marrëveshje e vogël, siç është kjo e targave. Ky është një indikacion, që Serbia aq më pak do të pranonte që të ketë një marrëveshje finale, që do të njihte shtetësinë e Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, profesori Afrim Hoti tha se pa trysni ndërkombëtare nuk ka marrëveshje, derisa beson se më 21 prill mund të arrihet marrëveshja për targat ndërmjet dy vendeve.
“Praktika ka treguar se shpesh janë arritur marrëveshjet, të paktën në rastin e Kosovës dhe Serbisë, vetëm në minutën e fundit pas një trysnie. Ky është një argument shumë i fuqishëm që të përdoret nga negociatorët që të bëjnë trysni, sepse marrëveshje nuk ka asnjëherë nëse nuk ka trysni të tillë. Nuk kam informacion, por dua të besoj që palët deri tani kanë negociuar në Bruksel dhe marrëveshja të zëvendësohet e të validohet dhe të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare më datë 21 prill”, theksoi ai.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, fundjavën që shkoi ka bërë të ditur se ekipi teknik ndodhet në Bruksel për të biseduar e të gjejnë zgjidhje. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk pranon asnjë marrëveshje ku nuk respektohet parimi i reciprocitetit.
Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës veturat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.
Kjo nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak.
Ndërsa, më 30 shtator të viti të kaluar, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës