Kylian Mbappe përfundoi me sukses dhe guxim një aksion ndaj Nantesit duke shënuar një gol të bukur me thembër për t'i dhënë përsinë Paris Saint-Germain në Parc des Princes.

Superylli 20-vjeçar i PSG-së ka qenë në formë të shkëlqyeshme duke shënyuar tashmë më shumë se dhjetë gola këtë sezon.


Kampionët aktual francezë arritën të thyejnë bllokimin kundër Nantes herët në pjesën e dytë pikërisht falë talentit francez.

PSG filloi një kundërsulm të shpejt dhe ishte Angel Di Maria që bëri një asistim të shkëlqyer nga e djathta.

Asistimi i tij nuk shkoi huq pasi Mbappe shënoi një supergol me thembër duke e vendosur topin pas shpinës së Alban Lafont.

PSG siguroi një fitore 2-0 ndaj Nantes pasi Neymar shënoi golin e dytë për klubin kryeqytetas.

Mbappe, kontrata e të cilit me PSG-në skadon në 2022, është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi verën e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app