Kriza e coronavirusit ka ndryshuar mënyrën e përdorimit të energjisë, të paktën tani për tani. Por a mundet që pandemia globale përfundimisht të “vrasë thëngjillin”, ndotësin më të madh nga të gjitha karburantet fosile?
Kriza COVID-19 ka qenë një kohë e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme për të gjithë ne, por ka qenë një periudhë tërheqëse për të mbuluar çështjet e mjedisit, shkruhet në një analizë të BBC, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi që të gjithë kemi shijuar ajrin jashtëzakonisht të pastër dhe qiellin e pastër.
Dhe këto janë provat më të dukshme që ne kemi jetuar përmes një eksperimenti unik në përdorimin e energjisë.
Në këtë drejtim, vlerësohet se kriza e COVID-19 ka ekspozuar se sa të brishta janë bërë themelet financiare të ndotësit më të madh nga të gjitha karburantet fosile.
Disa vëzhgues të industrisë madje thonë se qymyri “nuk mund të shërohet kurrë” nga pandemia e coronavirusit.
Le të shohim disa nga argumentet:
Rrjeti i energjisë elektrike në Britani nuk do të ketë djegur fare qymyr për 60 ditë – nga mesnata e së mërkurës 10 qershor.
Kjo është deri tani periudha më e gjatë qëkur filloi Revolucioni Industrial më shumë se 200 vjet më parë.
Ndërkohë në SHBA, më shumë energji ishte harxhuar nga lëndët e rinovueshme sesa nga qymyri për herë të parë ndonjëherë këtë vit, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të mbështetur industrinë.
Në të kundërtën, vetëm një dekadë më parë, pothuajse gjysma e energjisë elektrike amerikane vinte nga qymyri.
Edhe në Indi, një nga përdoruesit në rritje më të shpejtë të qymyrit, kërkesa për karburant ka rënë ndjeshëm, duke ndihmuar në shpërndarjen e reduktimit të parë të emetimeve të dioksidit të karbonit në vend për 37 vjet.
Shkaku kryesor thuhet të jetë është bllokimi për shkak të coronavirusit.
Dhe ky është një fenomen global.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), ne kemi parë rënien më të madhe në të gjithë botën në konsumin e qymyrit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vetëm burimet e rinovueshme kanë arritur të mbajnë terrenin e tyre, thotë Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA.
Trendi ishte duke u zhvilluar edhe para pandemisë coronavirus.
Vitin e kaluar kishim rënien më të madhe në prodhimin e energjisë elektrike me qymyr në rekord në të gjithë botën.
Në një shembull tjetër rreth rolit gjithnjë në rënie të thëngjillit, përmendet fakti se këtë muaj, qeveria indiane vendosi një tender për furnizimin me energji elektrike gjatë gjithë kohës, dhe çmimi për “energji diellore me rezerva të baterisë” ishte më i ulët se çmimi për energjinë e prodhuar nga qymyri, thotë analisti i energjisë Sunil Dahiya.
Nëse kjo përsëritet në të gjithë botën, atëherë qymyri ka vdekur, shkruan në analizën e BBC, përcjell Telegrafi.
Në fund të fundit, thuhet ndër tjerash në shkrim, qymyri është emetuesi më i madh i karbonit nga të gjitha karburantet, dhe gjithashtu mbush ajrin tonë me grimca kancerogjene dhe kimikate toksike – asnjë prej të cilave aktualisht nuk është me çmim në koston e djegies së sendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës