A mund të mbrojë një pastë e re dhëmbësh njerëzit me alergji nga kikirikët?

Një formë e re e imunoterapisë u zhvillua në formën e pastës së dhëmbëve që ekspozon trupin ndaj alergjenit në sasi të vogla dhe më vonë në sasi më të mëdha
Një pastë dhëmbësh e re është treguar të jetë një trajtim efektiv për mbrojtjen e të rriturve alergjikë ndaj kikirikut, duke u mundësuar atyre të tolerojnë sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut.
Pasta e dhëmbëve si një trajtim për njerëzit alergjikë ndaj kikirikëve u krijua nga Intrommune – një kompani bioteknologjike me qendër në Nju-Jork.
Pasta e testuar e dhëmbëve, nën emrin e markës INT301, përmbushi objektivat e saj të sigurisë në provën e parë, të rastësishme.
Pas një studimi që zgjati katër muaj, pasta e dhëmbëve doli të ishte e sigurt, transmeton Telegrafi.
Testi i pastës zgjati katër muaj dhe përfshiu 32 të rritur, nga 18 deri në 55 vjeç, të cilët ishin alergjikë ndaj kikirikëve.
Pjesëmarrësve u caktuan rastësisht të merrnin ose sasi të shtuara të proteinave të kikirikut në pastë dhëmbësh për të testuar se sa mirë mund ta toleronin atë, ose një pastë dhëmbësh placebo që nuk kishte proteina kikiriku.
As personi që u dha pastën e dhëmbëve pjesëmarrësve dhe as pacientët nuk e dinin se çfarë lloj trajtimi po merrnin, për të eliminuar animet e mundshme.
– Pasta INT301 rezultoi e sigurt në të gjitha grupet e trajtimit – theksoi autori kryesor i studimit, dr. William Berger, alergolog dhe konsulent i Intrommune.
Një formë e re e imunoterapisë orale
Pasta e dhëmbëve është një formë e imunoterapisë orale dhe e ekspozon trupin ndaj alergjenit në sasi të vogla dhe më vonë në rritje për të krijuar tolerancë në rast se një person ekspozohet aksidentalisht ndaj kikirikëve. Ndryshe nga disa imunoterapi të tjera orale, kjo synon qelizat jo vetëm nën gjuhë, por në shumë zona të gojës me potencialin më të madh për desensibilizimin ndaj alergjive, theksoi Dr. Berger.
Alergjia ushqimore dhe intoleranca – cili është ndryshimi midis këtyre dy gjendjeve
– Të gjithë pjesëmarrësit e studimit toleruan dozën më të lartë. Përveç kësaj, nuk kishte efekte anësore të moderuara ose të rënda. Reagimi kryesor i atyre që morën pastën e dhëmbëve ishte kruajtje e lehtë në gojë, e cila mund të eliminohej me antihistamina, tha Dr. Berger, duke shtuar se rregullatorët e provës u kërkuan hetuesve të vëzhgonin për çdo efekt anësor që mund të ndodhte në dhëmbë. Lidhur me këtë, doktor Berger thekson se pasta e dhëmbëve nuk shkakton dëmtim të dhëmbëve apo gojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës