Pse Spanja ka mbi 10 mijë të vdekur nga pandemia e coronavirusit ndërsa numri i vdekjeve në Portugalinë fqinje është rreth 200?
Një “pabarazi” e tillë në numër brenda gadishullit Iberik është misterioze, por pjesërisht mund të shpjegohet nga përdorimi i ndryshëm i të dy vendeve për një vaksinë.
Jo një vaksinë kundër COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi – asnjë vaksinë e tillë nuk ekziston akoma, përkundrazi është vaksina me dekada e vjetër e tuberkulozit ajo që duket se ofron një shpjegim.
Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, një studim i ri shkencor ka zbuluar një lidhje të mundshme midis vendeve ku është e detyrueshme të vaksinohen kundër tuberkulozit, të quajtur gjithashtu “Bacillus Calmette-Guerin” (BCG), dhe ndikimin e coronavirusit.
“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit BCG (Italia, Holanda, SHBA) janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata të BCG”, shkruajnë autorët e studimit.
“Ka pasur raporte që vaksina BCG mund të prodhojë mbrojtje të gjerë kundër infeksioneve të frymëmarrjes”, shpjegoi në Twitter, Gonzalo Otazu, studiues në Institutin e Teknologjisë në New York dhe një nga autorët e studimit.
“Ne i shikuam të dhënat: vendet që nuk zbatuan kurrë një vaksinë universale BCG u goditën rëndë nga COVID-19, me një numër të lartë të vdekjeve për banorë”.
Otazu krahasoi politikat në vendet ku vaksinimi i tuberkulozit është aplikuar në mënyrë universale – ku të gjithë duhet të vaksinohen – dhe vendet ku nuk ka qenë.
Italia, vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 me 13.915, kurrë nuk ka aplikuar vaksinimin e tuberkulozit në mënyrë universale.
Ndërkohë, Japonia, e cila ka raportuar vetëm 63 vdekje nga coronavirusi dhe ka marrë masa më pak të rrepta të përmbajtjes, ka një politikë universale vaksinimi të tuberkulozit.
Studiuesit gjithashtu krahasuan Iranin me Japoninë, dy vende që kanë aplikuar vaksinimin universal BCG, por në periudha të ndryshme.
Japonia filloi politikën e saj universale të vaksinimit BCG në 1947 ndërsa politika iraniane u vu në zbatim në 1984. Japonia ka rreth 100 më pak vdekje për milion banorë se Irani, zbuluan ata.
“Vendet që kanë një fillim të vonë të politikës universale të BCG (Iran, 1984) kishin vdekshmëri të lartë, në përputhje me idenë se BCG mbron popullsinë e moshuar të vaksinuar”, kanë shkruar autorët.
“Ne gjithashtu zbuluam se vaksinimi BCG gjithashtu uli numrin e rasteve të raportuara të COVID-19 në një vend”.
Ndikimi i ndryshëm i coronavirusit në Evropën Perëndimore dhe Lindore
Hulumtimi thuhet se gjithashtu mund të shpjegojë ndryshimin midis ndikimit të coronavirusit në Evropën Perëndimore dhe Lindore, sepse politikat universale të vaksinimit të tuberkulozit ishin përhapur gjerësisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).
Vendet lindore të Gjermanisë, të cilat ishin pjesë e BRSS si Gjermania Lindore deri në ribashkim në 1990, kanë numër më të ulët të rasteve të COVID-19 për 100,000 njerëz, sipas raportit kombëtar të Institutit Robert Koch.
Në Spanjë, vendi i dytë me numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi në botë, vetëm një rajon, Vendi Bask, përfshin vaksinën BCG në politikën e saj zyrtare të vaksinimit, sipas autoriteteve vendore.
Testet klinike fillojnë në Australi
Një ekip studiuesish australianë njoftuan të premten se ata kanë filluar testimin e vaksinës së tuberkulozit në një shkallë të gjerë për të parë nëse mund të mbrojë personelin e kujdesit shëndetësor nga coronavirusi.
Rreth 4,000 punonjës të spitalit australian do të marrin pjesë në provën klinike që do të kërkojë të përcaktojë nëse vaksina e tuberkulozit mund të zvogëlojë simptomat e COVID-19, thanë studiuesit në Institutin Murdoch në Melbourne, përcjell Telegrafi.
“Megjithëse fillimisht ishte zhvilluar për tuberkulozin dhe akoma administrohet për më shumë se 130 milionë bebe çdo vit, BCG gjithashtu rrit aftësinë themelore të imunitetit të trupit, duke e ndihmuar atë të përgjigjet më fuqishëm ndaj mikrobeve”, thanë studiuesit në një deklaratë.
“Shpresojmë të shohim një ulje të shpeshtësisë dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 në punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë vaksinuar me BCG”, shpjegoi kreu i ekipit hulumtues, Nigel Curtis.
Teste të ngjashme do të kryhen edhe në vende të tjera si Holanda, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Nëse mund të vërtetohet se prova klinike është e suksesshme, të moshuarit dhe njerëzit e tjerë që janë të prekshëm ndaj COVID-19 për shkak të kushteve themelore mund të marrin vaksinën e tuberkulozit për të përballuar shpërthimet e ardhshme të coronavirusit.
Një studim gjerman ka sugjeruar që në atë rast, vaksina e tuberkulozit mund të “ndihmojë për të blerë kohë” derisa të zhvillohet një vaksinë posaçërisht e efektshme kundër coronavirusit.
Një vaksinë nga një shekull më parë
Sipas shkrimit të Euronews, përcjell Telegrafi, shkencëtarët francezë filluan zhvillimin e vaksinës BCG në 1908 dhe provat e para njerëzore filluan në vitin 1921.
Emri BCG, Bacillus Calmette-Guerin, vjen nga emrat e dy bakteriologëve të përfshirë: Albert Calmette dhe Camille Guerin.
Tuberkulozi shkaktohet nga bakteret që sulmojnë mushkëritë. Njerëzit e kontraktojnë atë duke qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar pasi teshtijnë ose kolliten.
Sëmundja u bë veçanërisht e zakonshme pas Luftës së Dytë Botërore dhe përdorimit të ilaçit u përhapë gjatë viteve 1950, kur u krijuan spitale të mëdha të specializuara për të trajtuar pacientët me tuberkuloz.
Tuberkulozi ose BCG është shumë infektiv dhe pavarësisht se është një sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme, çdo vit 10 milionë njerëz infektohen dhe 1.5 milion njerëz vdesin prej tij, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).
OBSH thotë gjithashtu se tuberkulozi është shkaku kryesor i vdekjes për njerëzit me HIV dhe një kontribues i madh i rezistencës antimikrobiale.
Gjithsesi mjekët që kryejnë testin në Australi i bëjnë thirrje popullatës së përgjithshme të mos mendojë se do t’i jepet kjo vaksinë para se të njihen rezultatet e provave klinike.
Ilaçi është i nevojshëm për të vaksinuar ose trajtuar 130 milionë njerëz çdo vit dhe kërkesa e lartë do të bënte presion në stoqet e limituara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025