Për nënat e reja të cilat janë duke ushqyer fëmijët e tyre me gji, cilat janë strategjitë më të mira për humbje të peshës të cilat nuk do të pengojnë furnizimin me qumësht?
Sigurohuni që të themeloni procedurë të mirë për ushqim me gji para se të filloni çfarëdo programi për humbje te peshës, kjo është këshilla themelore e cila rrjedh nga hulumtime të shumta të cilat merren me studimin e humbjes së peshës postpartum (pas lindjes).
Se pari, nënat duhet që të rikuperohen në tërësi dhe pas konsultimeve të rregullta me mjekun të vendoset nëse ka ardhur koha e përshtatshme për fillimin e ndonjë programi për humbje të peshës.
Studimet tregojnë që ushtrimet si të vetme nuk janë efektive për humbje të peshës pas lindjes për shumicën e femrave; është shumë lehtë që të kompensohen kaloritë e shpenzuara duke ngrënë më shumë.
Mënyrë shumë më e mirë është reduktimi i marrjes së kalorive, së bashku me ushtrime, të cilat ndihmojnë në humbje më të madhe të masës yndyrore dhe mbajtje ose shtim të masës muskulore. Ushtrimet poashtu përmirësojnë fitnesin kardiorespirator dhe shëndetin metabolik dhe janë poashtu të mira për shëndetin mendor.
Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime aerobe me intensitet të moderuar (si ecja e shpejtë ose çiklizmi me intensitet të ulët) në javë për femrat të cilat ju kanë dhënë jetë bebeve të tyre.
Humbja e 500gr deri në 1kg në javë mund të konsiderohet si mënyrë e shëndetshme e humbjes së peshës, por humbja e sasive më të mëdha se kjo mund te ndikojë negativisht në furnizimin me qumësht dhe shfaqje të simptomave të lodhjes tek nënat.
Për t’u siguruar që foshnja është duke marrë sasinë e duhur të qumështit mund të kontrollohet pesha e saj ose pelenat.
Për të gjitha femrat të cilat dëshirojnë të humbin peshë, rekomandohet që të zvogëlohet marrja e kalorive për 500 kalori në ditë, duke marrë një total prej 1800 kalori në ditë (varësisht edhe nga pesha dhe ndërtimi trupor i nënës).
Nuk rekomandohet që nënat gjatë gjidhënies të ulin ndjeshëm marrjen e karbohidrateve. Ato nevojiten për të krijuar laktozë, sheqer në qumësht. Përndryshe, secili plan tjetër mund të funksionojë kështu që fokusohuni në ushqime të cilat ju pëlqejnë dhe ndiheni të kënaqura.
Në fund, kujdes maksimal duhet t’iu shtohet përdorimit të produkteve për humbje të peshës pasi që shumica e tyre mund të jenë të kontaminuara me përbërës të dëmshëm. Disa përbërës barishtor madje mund të pengojnë edhe prodhimin e qumështit dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin e foshnjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Michelle Obama zbulon pse s'është shfaqur kurrë me flokët e saj natyralë, kur ishte 'Zonja e Parë'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës