A mund ta gjeni përgjigjen për këtë 'problem matematikor të Harvardit'?

Një problem matematikor i viteve të kaluara, i cili dyshohet se u shfaq gjatë një interviste për pranim në Universitetin e Harvardit, është rishfaqur në rrjetet sociale.
Në detyrë, ata pohojnë se 95 për qind e njerëzve nuk mund ta zgjidhin atë, dhe sipas komenteve, shumë prej tyre ende kanë vështirësi në gjetjen e përgjigjes së saktë.
"Shtatë burra kanë shtatë gra. Çdo person, si mashkull ashtu edhe femër, ka shtatë fëmijë. Sa është numri i përgjithshëm i njerëzve?", është detyra.
Përgjigjet e përdoruesve janë të ndryshme dhe variojnë nga 21 në 448.
"Kjo është një lojë fjalësh", komentoi një person, dhe një tjetër shtoi: "Ka disa përgjigje dhe asnjëra prej tyre nuk është e gabuar".
“Kjo është një pyetje e paqartë, që mendoj se është edhe qëllimi i detyrës”, komentoi një i tretë, duke hamendësuar se ishte një pyetje me dy përgjigje të sakta. /Telegrafi/









































