Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller pranon se një ofertë nga Manchester United pothuajse e tundoi atë para disa viteve.

Muller ka pranuar se ai mendoi për largimin nga Bayern Munichu në drejtim të Unitedit, kur ish-menaxheri i tij Louis van Gaal i bërë thirrje atij.


“Kishte një pikë, dy vjet më parë, kur kjo ishte një çështje, kur mendova për të”, ka thënë fillimisht Muller për Kicker.

“Por klubi [Bayerni] më mbështeti menjëherë dhe më thanë se unë i përkisja kësaj skuadre”.

“Kur Bayerni më tha se iu duhesha dhe se unë jam një lojtar i rëndësishëm, nuk kam mendova më aq shumë për largimin”, përfundoi 27-vjeçari gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app