Mulla Xhevati: Skënderbeu ishte dhe mbetet heroi ynë, me Nënën Tereze mburret kombi shqiptar

Ai thotë se raportet mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë së Kosovës janë të shkëlqyeshme, ndërsa i pëlqen ta parafrazojë një thënie. “’Ne i kemi të ndryshme Bajram e Pashkë, por besë e nder i kemi bashkë’, ka thënë Arshi Pipa. Shqiptarinë e kemi bashkë”, shkruan Portali Online.
Ky hoxhë thotë se askush nuk mund ta kontestojë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.
“Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet heroi ynë kombëtar. Ata që përpiqen ta mohojnë këtë janë raste e mendje të izoluara”, shprehet ai.
Nëna Tereze, për të, është humaniste me të cilën kombi shqiptar përgjithësisht duhet të mburret me të. Ndërkaq, për ISIS-in shton: “Nuk është në shërbim të islamit, të fesë myslimane; nuk ka të bëjë me parimet e islamit, pasi Zoti nuk thotë të hiqen koka njerëzish, koka fëmijësh”.

















































