LAJMI I FUNDIT:

Mulaj kërkon shtyrjen e afatit për faljen e borxheve

Mulaj kërkon shtyrjen e afatit për faljen e borxheve

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj, ka kërkuar nga Ministria e Financave (MF) shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve për qytetarët edhe bizneset, pasi një afat i tillë do të përfundoj më 1 shtator.

Sipas tij, në rast se nuk do të shtyhet ky afat do të dëmtohet ambientit i të bërit biznes në Kosovë dhe njëkohësisht do të thellohet edhe më tepër shkalla e varfërisë, pasi sipas tij qytetarët dhe bizneset nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë borxhit që kanë.

“Jam pro shlyerjes se afatit dhe bëjë thirrje tek Ministria e Financave që të bëjë më shumë marketing dhe të lejojë një afat shtesë për bizneset dhe qytetarët”, ka thënë Mulaj për gazetën “Epoka e re”.


Në këtë kontekst, Mulaj ka thënë se është e domosdoshme që Qeveria të marrë vendim për shtyrjen e afatit për faljen e borxheve.

“Edhe bizneset kanë probleme sa i përket shlyerjes së borxheve, por edhe qytetarët. Kjo do ta dëmtonte ambientin e të bërit biznese, pasi s’mund të sigurohen mjetet për shlyerje të borxheve. Në rast se bizneset pretendojnë që edhe më tutje një veprimtari si kjo në saje të borxheve e ka të kufizuar ta bëjë atë. Po ashtu edhe qytetarët do të varfërohen edhe më tepër. Prandaj, është më se e domosdoshme të shtyhet ky afat dhe të bëhet edhe një marketing më i madh”, ka theksuar Mulaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori