LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri tregon projektet që ka realizuar gjatë qeverisjes së tij

Muhaxheri tregon projektet që ka realizuar gjatë qeverisjes së tij

Gazmend Muhaxheri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat për udhëheqjen e Pejës i është përgjigjur shumë pyetjeve lidhur me qeverisjen lokale dhe punës që janë bërë në qytetin e Pejës.

Në debatin e mbajtur për zgjedhje lokale, në TV Dukagjini, Muhaxheri ka përmendur punët që janë kryetar gjatë mandatit të tij si kryetar i Pejës dhe vizionit për qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

Muhaxheri pas shpalosjes së vizionit të tij për katër vitet e ardhshme, përmendi projektet konkrete gjatë gjatë qeverisjes lokale 2013-2017, si: ndërtimi i 307 km rrugë, vendosja e 5656 trupave ndriçues, ndërtimi i 16 shesheve, rregullimi i Çarshisë së Gjatë, ndërtimi i tri shtigjeve me karakter turistik, duke vazhduar me ndërtimin e 14 salla të sporteve, e deri tek projekti strategjik Borea, dhe të tjera.


Muhaxheri premtoi që në dhjetorin e vitit të ardhshëm çdo gjë është gati për të skijuar në qendrën e skijimit Borea.