LAJMI I FUNDIT:

MTL e Bullgarisë: Qasja jokorrekte dhe jopragmatike e Shkupit nuk do të sjellë rezultat

MTL e Bullgarisë: Qasja jokorrekte dhe jopragmatike e Shkupit nuk do të sjellë rezultat

Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë ka publikuar një deklaratë në faqen e saj të internetit në lidhje me deklaratat e fundit politike në Maqedoni në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8.

“Lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Republikës së Maqedonisë Nikolloski për Korridorin 8, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Bullgarisë me keqardhje, por pa habi, konstaton një tjetër intrigë politike dhe keqpërdorim të qasjes konstruktive të Bullgarisë. Fakti që ai deklaroi para Kuvendit të RMV-së se Bullgaria e refuzoi propozimin për një takim në Shkup është gënjeshtër dhe manipulim. Ftesa për këtë takim është pranuar pas deklaratës në fjalë të Nikollovskit.

Bullgaria nuk ka refuzuar, por do të përgjigjet pasi që së bashku me KE-në dhe institucionet financiare evropiane të marrë komentet e Shkupit për dokumentin nga takimi teknik në Sofje, i mbajtur më 31 tetor 2024”, thuhet në njoftimin e Ministrisë bullgare.


“Qasja jokorrekte dhe jopragmatike e Shkupit nuk do të sjellë rezultat. Ndërtimi i Lotit 3 është përgjegjësi e vetme e RMV-së. Bullgaria ka treguar qartë afatet dhe detyrimet për ndërtimin e itinerarit në territorin e saj”, thonë nga atje.

Nga atje garantojnë se Bullgaria së bashku me partnerët e saj do të mbeten të fokusuar në realizimin e këtij korridori strategjik.

Nikolloski dje ka përdorur “terma futbollistik” duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve në lidhje me çështjen e hekurudhës me Bullgarinë.

“Për sa i përket argumenteve, në aspektin futbollistik fituam Bullgarinë 3-0. Tri argumentet tona janë pranuar dhe pres që të marrin guxim dhe takimin e tretë ta mbajnë në Shkup. Është dashur të mbahet këtë javë në Shkup, por po vonohet. Të marrim guximin ta mbyllim këtë temë. Argumentet tona janë të qarta. Për të rishikuar çmimin, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin e mundshëm që duhet të lidhë dy vendet dhe së treti, të përfundojnë pjesën e tyre për t’u lidhur me kufirin”, tha dje Nikolloski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori