Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke monitoruar operatorët ekonomik për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës.
Sipas MTI-së, sot inspektorati ka qenë në terren në disa pika shitëse për të parë vendosjen e flamujve, dhe po ashtu ka kërkuar nga bizneset që ta bëjnë vendosjen e flamujve sa më shpejt.
Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka kërkuar nga bizneset që ta respektojnë udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri Shala dhe sa më shpejt ta bëjnë vendosjen e flamujve.
Syla bashkë me inspektorët e tregut sot ka vizituar disa pika shitëse në rajonin e Prishtinës, që ka bashkëbiseduar me menaxherët e këtyre marketeve duke iu bërë me dije se monitorimi do të vazhdojë.
“Sot kemi vizituar disa markete nëpër qytetin e Prishtinë dhe iu kemi kërkuar që ta respektojnë Udhëzimin Administrativ që është nënshkruar nga ministri Shala në dhjetor të vitit të kaluar. Në bazë të gjendjen në terren, vendosja e flamujve ka filluar në shumicën e marketve, ne i këshilluam se ligji duhet të respektohet që të mos detyrohemi të gjobisim”, ka thënë Syla.
Kryeinspektori ka bërë të ditur se ideja nuk është që bizneset të gjobiten, por t’iu bëhet e ditur se duhet të respektohet udhëzimi që ka hyr në fuqi.
“Inspektorati po e kryen detyrën e vet, dhe po iu tregojmë pikave shitëse se sa më parë duhet ta përfundojnë vendosjen e flamujve. Këto ditë kemi qenë në terren, por po ashtu edhe ditët në vazhdim e kemi në plan pune inspektimin e marketeve. Unë kërkoj nga të gjithë operatorët ekonomik që ta bëjnë vendosjen e flamujve nëpër produktet që i shesin, që konsumatorit të din se çka po blen, çfarëdo qoftë ai produkt, duhet t’i vendoset flamuri i origjinës sepse ligji duhet të respektohet”, ka thënë Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze