LAJMI I FUNDIT:

MSH thirrje qytetarëve të vaksinohen, do të punohet edhe të dielave

MSH thirrje qytetarëve të vaksinohen, do të punohet edhe të dielave
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave meqë theksojnë se nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative.

MSH në një deklaratë për Telegrafin theksojnë se në shtator synojnë që ta arrijnë apo edhe të tejkalojnë shifrën prej 400 mijë dozave të administruara, ndërkaq nga kjo javë do të punohet edhe të dielave në qendrat e vaksinimit.

“…MSh do të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e vaksinimit dhe trendi aktual i këtij procesi në Kosovë, siguron se objektivi do të arrihet. Prej kësaj jave do të punohet edhe ditën e diele në qendrat e vaksinimit dhe MSH u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave, meqë  nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative për shtatzënësinë dhe shtatzënën, përkundrazi, përfitimet shëndetësore janë shume më të mëdha se çfarëdo efekti i mundshëm i lehtë dhe i pritshëm anësor sikurse te kategoritë e tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.


MSH është deklaruar edhe për ekipet mobile të vaksinimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekipet mobile kanë vaksinuar deri më tani një numër të madh të qytetarëve të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë nëpër Qendra të Vaksinimit për arsye të ndryshme.

“Prej fillimit të vaksinimit, ka pasur dhe ka ekipe mobile të vaksinimit. Ato vaksinojnë në çdo komunë. Fillimisht kanë vaksinuar nëpër shtëpi persona të palëvizshëm apo ata që kanë probleme të ndryshme për të shkuar në qendrat e vaksinimit, me ekipe mobile janë vaksinuar edhe shumë pacientë të dializës, prej kohësh ekipet mobile vaksinojnë edhe qytetarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e madje edhe raste individuale të qytetareve sipas kërkesave. Janë gjithsej 57 ekipe mobile që vaksinojnë çdo javë nëpër komuna të ndryshme, krahas 314 ekipeve që vaksinojnë në qendrat e vaksinimit në 30 komuna”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori