LAJMI I FUNDIT:

MSH rekomandon që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart të marrin vaksinën kundër gripit sezonal

MSH rekomandon që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart të marrin vaksinën kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar që nga e hëna, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët kudo në Kosovë me vaksinën kundër gripit sezonal.

MSH-ja ka bërë të ditur se kjo vaksinë jepet për të krijuar imunitet përpara se viruset të përhapen në dimër, kurse të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna duhet ta marrin këtë vaksinë.

“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.  Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.


Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar”, ka njoftuar MSH./Telegrafi/

M

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori