LAJMI I FUNDIT:

MSH-ja i paguan 300 % më shtrenjtë barnat kundër kancerit

MSH-ja i paguan 300 % më shtrenjtë barnat kundër kancerit

Ministria e Shëndetësisë po planifikon që t’i blejë barnat që përdoren për trajtimin e të sëmurëve me leukemi 300 për qind më shtrenjtë sesa vlera e tyre në tregun farmaceutik me pakicë në Kosovë.

Bëhet fjalë për përfundimin e procedurave tenderuese për furnizim me tableta “Imatinib”, i cili bari, përpos që përdoret për mjekimin e leukemisë kronike, shfrytëzohet edhe për mjekimin e tumoreve malinje në lukth, me ç’rast Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka rekomanduar për nënshkrim të kontratës kompaninë “Redoni HM”, ku vlera e tenderit arrin në rreth 650 mijë euro, shkruan “Zëri”.

Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Uran Ismaili, pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë e rekomanduar, pritet t’i paguajë 24 euro për një tabletë të tillë, ndonëse, sipas një hulumtimi të gazetës “Zëri”, barnat e tilla në barnatoret e kryeqytetit shiten për 7.5 euro, apo 16.5 euro më lirë se ato që do t’i blejë me shumicë ky dikaster qeveritar.


Gazeta “Zëri” ka vizituar një barnatore në Prishtinë, ku drejtuesit e saj që nuk kanë preferuar të flasin me emër kanë thënë se 30 tableta “Imatinib” i shesin 280 euro, apo 9.30 euro mesatarisht një tabletë.

Përderisa nga një barnatore në një qytet tjetër të Kosovës gazeta “Zëri” i ka blerë 30 tableta të tilla me një çmim prej 225 eurosh.

Për dallim nga Kosova, tabletat e njëjta në rajon shiten edhe më lirë. Në Shqipëri një tabletë e tillë shitet për më pak se 1 euro, derisa në Maqedoni dhe në Bosnjë shiten për 1.40 euro. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori