LAJMI I FUNDIT:

​MSh dërgon kontingjentin e dytë të barnave në Deçan

​MSh dërgon kontingjentin e dytë të barnave në Deçan

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në koordinim me ShSKUK, nga Barnatorja Qendrore e ShSKUK-së dërgoi sonte kontingjentin e dytë të barnave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin për të tejkaluar sa më shpejtë gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit, pas dyshimeve për helmim të qytetarëve”.

“Pas dërgimit të kontingjentit të parë të barnave, me kërkesë të stafit udhëheqës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sonte edhe kontingjentin e dytë të barnave. Sot ka pasur fluks më të vogël të qytetarëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor dhe falë angazhimit të përbashkët të institucioneve përgjegjëse komunale dhe qendrore situata në Deçan tashmë është nën kontroll”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se “dje Qeveria ka ndarë 150 mijë euro për financimin e projektit për trajtim dhe rregullim të sistemit të ujësjellësit në këtë komunë”.

“Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave vazhdon të jetë në dipozicion me shërbime për ujë të pijshëm dhe çdo gjë tjetër të nevojshme në fushën që mbulon AME, sipas kërkesave nga Komuna.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke vazhduar hulumtimin dhe analizat për të evidentuar shkaqet e helmimit. Për këtë duhet të presim deri në rezultatet e analizave të fundit.
Qytetarëve të infektuar ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe i sigurojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u qëndrojë afër me përkujdesje dhe ilaçe deri në shërim të plotë”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) njoftoi sot se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Në komunikatën e IKSHPK, thuhej se “në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori