LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Vuçiqi nuk ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë

MPJD: Vuçiqi nuk ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.

Këshilltari për media në MPJD,  Leutrim Sahiti, tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.

“Ju konfirmojmë që deri më tani MPJD-ja, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq”, ka thënë Sahiti për RTK.