Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një njoftimi për media ka thënë se mirëpret deklaratën e Bashkimit Evropian, që edhe pse me shumë vonesë, riaktualizon çështjen e mos implementimit nga ana e Serbisë, të një ndër marrëveshjeve më të rëndësishme të arritura në Dialogun e Brukselit, që është ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), me të cilën Serbia e pranoi integritetin territorial të Kosovës së 17 shkurtit 2008.
“Kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet, prej kur është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e gjashtë pikë-kalimeve të përhershme kufitare të IBM-it, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Që nga ajo kohë vetëm dy objekte të përhershme janë përfunduar, ajo në Merdarë dhe në Mutivodë, ndërsa zbatimi i katër të tjerave, Jarinjë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, dhe Muçibabë, është bllokuar nga ana e Serbisë.
Presim nga ana e BE-së, që ta riaktualizojë edhe mos zbatimin nga ana e Serbisë e një pjese të konsiderushme të marrëveshjeve të Brukselit, sidomos atë për Urën e Ibrit, e cila po ashtu, përkundër faktit se është financuar dhe kryer më fondet e BE-së, vazhdon të jetë e mbyllur dhe e bllokuar për lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD ka theksuar se Bashkimi Evropian, gjithashtu duhet të shtyjë përpara shuarjen e plotë dhe të verifikueshme të të gjitha strukturave paralele të mbetura në Kosovë, të kërkojë zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave, atë për kadastrat, lirinë e plotë të lëvizjes, dhe të punojë intenzivisht dhe e koordinuar me SHBA-të, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë brenda një afati të shkurtër kohor.
“Ndryshe, me Serbinë si i vetmi shtet i mbetur jodemokratik në rajon dhe Evropë, me retorikë kriminale kundër NATO-s, paqes dhe stabilitetit rajonal, kundër vënies së drejtësisë për krimet e saj të luftës, kundër bashkëpunimit për kthimin e të pagjeturve, dhe kundër zgjidhjes paqësore pa luftë të çështjes së fundit të mbetur nga ish-Jugosllavia – dialogu i padefinuar, i paafat, dhe pa parime të përcaktuara është bërë i pavlerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama