Shefit të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq nuk i është lejuar vizita dy ditore(3-4 shtator) në Kosovë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë kanë thënë se arsye për këtë ndalesë është se ai në tri vizitat e tij të fundit në vendin tonë ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse.
“Z. Petkoviq, në rolin e tij si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ashtu edhe si kryenegociator i palës serbe, ka ofruar në vazhdimësi garancione që vizitat e tij në Kosovë do t’i organizojë duke shmangur në tërësi provokimet dhe deklarimet eventuale nxitëse. Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
“Për më tepër, ai nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.
Vizita me 3-4 shtator i është ndaluar vetëm Petkoviqit, ndërsa pjesës tjetër të delegacionit i është miratuar hyrja.
“Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, potencohet në përgjigjen e MJPD-së.
Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë.
Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë.
“Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rëndë sociale dhe tu ofrojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë