Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje lidhur me ditën e parë të vizitës zyrtare të ministres, Donika Gërvalla në Izrael.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Izrael, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e shoqëruar ndër të tjera nga përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, pati një takim me kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike të Izraelit, Uriel Lynn, anëtarin e kryesisë Roy Roznek si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.
“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësive që ofron Kosova për investime të huaja, potencialit të saj të madh dhe mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe veprimeve të planifikuara nga Qeveria e Kosovës për të nxitur bashkëpunimin mes ndërmarrësve kosovarë dhe izraelit”, njofton MPJ.
Më pas delegacioni i Republikës së Kosovës vizitoi Universitetin Bar Ilan në Tel Aviv.
Gjatë takimeve me përfaqësues të universitetit, profesorë dhe studentë u bisedua rreth mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi intensiv mes universiteteve të ndryshme të Kosovës dhe Universitetit Bar Ilan në ngritjen e cilësisë së plan programeve mësimore, ofrimin e bursave për studentë, organizimin e vizitave studimore për studentë dhe personel akademik dhe pjesëmarrjen e studentëve izraelit në aktivitete të ndryshme në Kosovë.
Në kuadër të fakultetit të muzikologjisë, ministrja Gërvalla bisedoi me grupin e studentëve me nevoja të veçanta të këtij universiteti, rreth ofertës së universitetit dhënë këtyre studentëve dhe sfidave të tyre. Biseda u përmbyll me pyetje të studentëve rreth Kosovës dhe një koncert të shkurtër. Biseda dhe takime u zhvilluan edhe me fakultetet e inxhinierisë si dhe institutin e nanoteknologjisë. Si nga universiteti izraelit, ashtu edhe nga delegacioni i Kosovës u theksuan mundësitë për një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.
Në takimin me organizatën joqeveritare “Birthright Taglit” në Modiin, e cila si detyrë të saj parësore sheh ofrimin e mundësisë për secilin hebre të ri në të gjithë botën që ta vizitojë dhe njohë Izraelin, ministrja Gërvalla u takua me themeluesin dhe drejtuesin e kësaj organizate, Gidi Mark, me të cilin u shkëmbyen përvojat e ndryshme të diasporës hebreje dhe asaj shqiptare si dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët rreth temave të diasporës dhe mërgatës.
Dita e parë e vizitës në Izrael u përmbyll në Jerusalem me një darkë pune, në të cilën ishin ftuar gra prominente izraelite si Dana Weiss, gazetare dhe analiste e njohur politike në Chanel 12, Avital Leibovich, drejtuese e Komitetit Amerikano-Hebraik në Jerusalem, Dr. Granit Almog-Bareket, drejtuese e njësisë për lidership në fushën e edukimit pranë institutit Mandel, Dana Gavish, themeluese e qendrës së ndërmarrësisë Yazamut 360 pranë Universitetit Ben Gurion, Hana Rado, themeluese e Social Enterpreneur-Supersonas dhe Grupi 19 dhe Mirit Frenkel, drejtuese e “Sunrise”.
Delegacioni i Republikës së Kosovës gjatë ditës së nesërme do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Yair Lapid, Kryetarin e qytetit të Jerusalemit, kryetarin e grupit të miqësisë Izrael-Kosovë në parlamentin izraelit, kryetarin e komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje të parlamentit, ministrin e Jerusalemit dhe trashëgimisë dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike në Izrael.
Takimet e ditës së nesërme fillojnë me vizitën e ministres Gërvalla në Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit Yad Vashem./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës