LAJMI I FUNDIT:

MPJD dënon aktin e djegies së flamurit grek në Prishtinë

MPJD dënon aktin e djegies së flamurit grek në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës, nga një grup tifozësh pas humbjes në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin qipriot Apoel.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se MPJD konsideron se djegia e flamurit të cilit do shtet është akt i papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë personat që kanë bërë këtë veprim.

“Dënojmë fuqishëm çdolloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka deklaruar ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj Stublla, duke e konsideruar të papranueshëm aktin e ulët të disa tifozëve.


Tutje në njoftim thuhet se MPJD pret që organet e rendit të reagojnë shpejtë dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori