Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së njofton se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin e duhur dhe të sigurt të qytetarëve të Maqedonisë nga zonat e prekura, përfshirë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe, nëse është e nevojshme, avionë qeveritarë. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e punësimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.


Në periudhën e kaluar, shtojnë ata, misionet diplomatike dhe konsullore ndihmuan në evakuimin e sigurt të një futbollisti nga Irani, i cili u kthye në Maqedoni nëpërmjet Turqisë.

Përveç kësaj, thonë ata, gjashtë shtetas së RMV-së nga Izraeli kanë siguruar tashmë bileta avioni nga Egjipti për në Shkup, dhe Ministria po ndihmon në mënyrë aktive në koordinimin dhe nisjen e tyre./Telegrafi/