LAJMI I FUNDIT:

​MPJ nënshkruan kornizë bashkëpunimi me Republikën e Maltës

​MPJ nënshkruan kornizë bashkëpunimi me Republikën e Maltës

Përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtëritjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028.

Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ky dokument mundëson:


1. Shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve;

2. Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre;

3. Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile;

4. Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT;

5. Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve;

6. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor;

7. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Lajme
Kalo në kategori