LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni do të shqyrtojë të gjithë të dërguarit nga viti 2006 e deri më sot

MPJ Maqedoni do të shqyrtojë të gjithë të dërguarit nga viti 2006 e deri më sot

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se lidhur me deklaratat e fundit të Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme rreth emërimit dhe dërgimit të diplomatëve në pozicionet më të larta në Ambasadat dhe Konsullatat e vendit, konfirmon se vitin e kaluar janë dërguar 20 prijës të Përfaqësive, 16 prej të cilëve diplomatë karriere nga Ministria që është 80% e të dërguarve.

Sipas tyre, profesionalizimi i diplomacisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në periudhën e ardhshme, për çka janë ngritur disa iniciativa për të cilat opinioni tashmë është i informuar, duke përfshirë kështu edhe projektligj të ri për Ministrinë e Punëve të Jashtme me të cilin përqindja e detyrimit për të dërguar diplomatë do të rritet nga minimumi aktual prej 33% në 75%.

“Ndër iniciativat e tjera, pranë Ministrisë është ngritur një grup pune për të shqyrtuar të gjitha emërimet dhe dërgimet e Ambasadorëve dhe Konsujve të Përgjithshëm nga viti 2006 e deri më sot dhe do të përgatitë një analizë krahasuese. Qëllimi i analizës është të verifikohen të gjitha detajet dhe rrethanat në të cilat ato janë dërguar si dhe cilësinë e kandidatëve që si personat e parë në PDK-ve e përfaqësojnë vendin jashtë. Pas përfundimit të analizës, ajo do të prezantohet para opinionit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori